Një krim i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djali të ri i është prerë koka me një hanxhar.
Bashkëjetuesi i viktimës dhe persona të tjerë, disa nga Bangladeshi po merren në pyetje nga policia, e cila kërkon të zbardhë ngjarjen e rëndë.
“Ai ishte një djalë i mirë që kalonte ditët e tij duke punuar, ai nuk do të dëmtonte askënd dhe nuk kishte armiq. Në Bangladesh është i martuar dhe ishte në pritje të një fëmije,“-thanë në Polici personat që e njihnin.
Ndërkohë Policia po kryen hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa po kërkon armën e vrasjes, e cila do t’i dërgojë tek autori. /albeu.com