Horror në Austri, 66-vjeçari mban një vit nënën e vdekur në bodrum për t’i marrë pensionin

Një 66-vjeçar në Austri është arrestuar nga policia pasi ka mbajtur në bodrum për një vit trupin e pajetë të nënës së tij 89-vjeçare, për t’i marrë pensionin.

“Hetimi zbuloi se 89-vjeçarja vdiq në qershor 2020 dhe i biri i saj 66-vjeçar e mbajti trupin e saj në mënyrë që ai të vazhdonte të merrte pensionin”, thotë policia.

I dyshuari, i cili jetonte pranë Insbrukut, rrëfeu se ai ngriu trupin e nënës së tij në mënyrë që të mos merrte erë dhe e mbështolli me fashë. Ai më pas e mbuloi atë me mbeturina macesh, duke e kthyer në mumje.

Paratë dërgoheshin në shtëpi çdo muaj me kontroll postar. Por kohët e fundit një postier i ri kërkoi të shihte të moshuarën dhe kur djali refuzoi, ai njoftoi autoritetet./albeu.com


Shtuar 9.09.2021 19:06

Tags: ,