Horoskopi i muajit korrik 2022: Shenjat që do të kenë fat dhe ato që do të zhgënjehen

Dashi

Gjatë këtij muaji nuk do ju ndodhin gjëra të këqija, por mirë do jetë të mendoni të hiqni disa para mënjanë për të siguruar edhe të ardhmen. Në këtë plan do keni vështirësitë më të mëdha. Silluni mirë edhe me partnerin tuaj sidomos nga java e dytë e në vijim. Mundohuni ta surprizoni atë si dhe t’ia shprehni ndjenjat. I dashuri i zemrës tuaj do ketë nevojë jetike për mbështetje dhe ngrohtësi. Ju beqaret më në fund do besoni në dashuri pasi të njihen me persona fantastike. Zemra do ju rrahe pafund rreth datës 8 ose 9. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni shqetësime muskulore të cilat duhen trajtuar sa me pare. Për punën do jete muaj aktiv dhe i mbushur me risi. Me pak më shume kurajë dhe këmbëngulje do arrini majat

Demi

Këtë muaj do e keni fatin në dorën tuaj, por thjesht duhet të përfitoni dhe të bëni më të mirën. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më realistë dhe pse jo të provoni edhe gjëra të reja me partnerin. Java e fundit ka për të qene më emocionuesja. Ju beqarët nuk do jeni aspak ne humor deri në datën 18, me pas mund te keni ndonjë flirt të vogël.. Shëndeti herë do jetë i mirë dhe herë nervozizmi do ju pushtojë. Konsumoni më shume ushqime që përmbajnë vitamina. Buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni paratë që do keni nëpër duar. Investimet mos i lini kurrsesi për në datat 13 ose 25 sepse do jenë ditë pa fat. Nëse jeni në kërkim të një pune, yjet do ju ndihmojnë dhe mund ta gjeni më idealen pas javës së parë.

Binjakët

Këtë muaj debatet dhe problemet do jene aq të mëdha saqë mund të mendoni të largoheni përfundimisht nga gjithçka. Për të dashuruarit do jetë një periudhë e paqëndrueshme. Mund të keni zënka të forta, por njëkohësisht do kaloni edhe momente pasionante. Ditët do jenë të turbullta. Nëse jeni beqarë vetëm pas javës së dyte mund të mendoni për gjëra serioze sepse deri atë kohë do keni veçse joshje dhe mundësi për aventura. Shëndeti do vijë javë pas jave duke u përmirësuar falë përkudjesit që do keni për veten. Nëse doni që gjendja financiare të jetë e mirë vazhdoni të shpenzoni me maturi dhe mos prisni të pasuroheni. Në punë do ju duhet më tepër përkushtim dhe përpjekje për të arritur atje ku keni dashur.

Gaforrja

Gjatë këtij muaji do ju pushtojë një ndjenjë dyshimi që nuk do ju lejojë të jetoni të qetë. Jeta në çift nuk do jetë gjithë kohës e mirë kështu që kujdes me çdo hap që do hidhni. Dijeni qe me kokëfortësi e me inat nuk keni për të arritur askund. Ju beqarët do endeni sa andej këndej dhe vetëm javën e fundit do mund të takoni persona që mund t’iu përshtaten. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt falë edhe përkujdesjes së familjarëve tuaj. Për financat do jetë muaj me fat. Gjendja do përmirësohet ndjeshëm në një mënyrë të habitshme. Në punë do merrni komplimente dhe shpërblime për gjithçka që keni arritur. Bravo për iniciativat dhe këmbënguljen.

Luani

Sipas parashikimeve ky muaj do jetë i ndarë në disa pjesë. Javët e para mund të kenë vështirësi dhe do jenë të mbushura me mërzitje, ndërkohë që pas datës 15 gjërat do normalizohen. Nëse jeni në një lidhje, javën e parë do keni debate të forta, por me pas do i kuptoni gabimet dhe do bëni të pamundur për t’i zgjidhur. Do dashuroheni me më tepër pasion. Ju beqarët më në fund do e takoni këtë muaj princin tuaj të kaltër dhe çdo gjë do jetë shumë më ndryshe. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Duke mos u ushqyer si duhet mund të keni probleme akoma më të mëdha. Financat do jenë të kënaqshme nëse dini si t’i menaxhoni. Do ju duhet fillimisht të bëni disa sakrifica, por do ja vlejë. Në punë duhet të jeni gjithë kohës vigjilente dhe të përfitoni nga çdo propozim që do ju bëhet.

Virgjëresha

Gjatë këtij muaji gjërat do vazhdojnë t’iu ecin si më parë dhe do keni ende shumë për të bërë për të fituar besimin e të tjerëve dhe për ta normalizuar jetën. Nëse jeni në një lidhje dhe nuk e ruani dot vetëkontrollin do keni probleme e mosmarrëveshje të mëdha me partnerin. Po u treguat të logjikshëm dhe bashkëpunues gjithçka do ecë më së miri. Nëse jeni beqarë do keni plot mundësi për takime e lidhje, por po u nxituat të bëni zgjedhje do gaboni. Shëndeti do jetë shumë i mirë, megjithatë mirë do jetë të limitoni sa të mundni duhanin dhe ushqimin e yndyrshëm. Me financat mund të keni tronditje deri në momentin që të vendosni disa kufizime e të mos bëni investime të pamenduara. Në punë do jeni kërkues ndaj vetes dhe keni për të arritur majat e suksesit.

Peshorja

Muaj shumë më pozitiv do jetë ky për të gjithë sidomos pas datës 8. Komunikimi në çift do jetë shumë herë më i mirë, prandaj ju të dashuruarit do mund t’i zgjidhni edhe problemet që ju kanë munduar në të shkuarën. Ju beqarët do jeni më të motivuar për ta kërkuar dashurinë e madhe dhe do bëni të pamundurën për ta gjetur. Java më me fat do jetë e dyta. Shëndeti nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Mund të keni probleme me tretjen e ushqimit dhe mund të prekeni edhe nga ndonjë infeksion urinar. Plani financiar ka për të qene më i mirë për shkak të një trashëgimie të shumëpritur. Në punë, po nuk u treguat të logjikshëm dhe po u nxituat do keni probleme serioze.

Akrepi

E shkuara do rikthehet këtë muaj dhe kjo gjë mund të shkaktojë pështjellim dhe probleme. Mos ripërsëritni gabimet sepse më pas nuk do e ngrini dot më kokën. Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e paqëndrueshme. Herë do dashuroheni si e ndjeni dhe do keni dëshirë të qëndroni pranë njeri-tjetrit e herë do debatoni ashpër për gjëra elementare. Nëse jeni beqarë do e gjeni personin e duhur, por në ditët e fundit të muajit. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Mund të keni goxha shqetësime sidomos nga dhëmbët. Financat fatmirësisht do përmirësohen dhe kjo do jetë ajo çka do ju qetësojë. Në punë do ju dalin vështirësi të njëpasnjëshme në çdo moment. Nuk do ndiheni të qetë gjatë zhvillimit të projekteve që keni nisur prandaj kërkoni ndihmë pa qenë vonë.

Shigjetari

Bëni kujdes gjatë këtij muaji sepse yjet nuk parashikojnë një periudhë pozitive. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do përballeni me të papritura të pakëndshme. Kujdes me xhelozinë nëse keni një lidhje pasi ajo mund ta shkatërrojë gjithçka keni ndërtuar. Pranoni të flisni hapur me partnerin edhe për dyshimet me te vogla. Ju beqarët nuk duhet të ndikoheni nga familjaret për të bërë një zgjedhje, por duhet të njiheni fillimisht vetë e të reflektoni çfarë do bëni. Shëndeti për fat nuk do jetë i keq. Pas javës së parë madje do keni edhe më shumë energji se me parë. Financat duhen pasur më tepër në vëmendje. Mos i shpërdoroni paratë sepse keni për t’u penduar gjithë jetën. Në punë do keni mbështetjen e shefave dhe do i zbatoni pa frikë planet e bëra më herët.

Bricjapi

Shumë njerëz do mundohen t’iu bëjnë keq gjatë këtij muaji dhe do ua vështirësojnë gjithcka. Mos i besoni askujt dhe veproni sipas mendjes tuaj kurdoherë. Disa vështirësi që keni pasur në jetën tuaj në çift do mund të zgjidhen. Do ndiheni më mirë se më parë dhe do kaloni çaste harmonike. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat, megjithatë mirë është t’i bëni gjithë kohës sytë katër sepse ndonjëherë ka persona që kalojnë aq shpejt saqë nuk mund t’i dallosh. Që shëndeti mos ketë shqetësime serioze duhet patjetër të çlodheni herë pas here dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Financat po nuk i mbajtët nën kontroll do dobësohen ndjeshëm. Në punë do lumturoheni pafund pas atyre që do arrini. Ja ka vlejtur i gjithë mundi dhe sakrificat që keni bërë.

Ujori

Do jeni të pasigurt dhe të paqartë sot prandaj mund të keni vështirësi. Edhe komunikimi do lërë për të dëshiruar. Tek ju të dashuruarit do jenë të shumtë personat që do ndërhyjnë dhe do mundohen t’ua prishin harmonin. Mos e lejoni këtë gjë në asnjë mënyrë sepse vështirë të riktheni normalitetin. Nëse jeni beqarë më mirë të pranoni të dilni me disa persona ne mënyrë që të njiheni me ta. Nëse qëndroni në vend nuk ka për t’iu rënë princi i kaltër nga qielli. Shëndeti do ketë shqetësime. Bëni një kontroll sa më parë në mënyrë që ta kapni problemin pa u ndërlikuar. Gjendja e financave do jetë delikate vetëm ditët e para sepse pas datës 9 do ndryshojë tërësisht situata. Në punë thoni atë që mendoni sepse keni për të marrë vlerësime.

Peshqit

Në tërësi ky do jetë një muaj i mirë. Do arrihen të shuhen zjarret dhe optimizmi do ju bëjë t’i shihni gjërat ndryshe. Nëse jeni në një lidhje do kaloni një periudhë të begatë. Mirë do jetë t’i shprehin sa më shumë ato që ndieni sepse partneri do jetë në humorin e duhur për t’ua plotësuar dëshirat. Ju beqarët ka mundësi të fiksoheni pas një personi i cili sapo është shkëputur nga dikush. Kujdes sepse flaka e dashurisë nuk mund të shuhet brenda disa ditësh. Gjendja shëndetësore do jetë e kënaqshme. Do keni rezistence të mire fizike dhe morale. Buxheti do lërë për të dëshiruar. Shpenzoni me maturi sepse në të kundërt keni për të mbetur vetëm. Jeta profesionale do ketë vetëm përmirësime dhe do ndiheni me fat gjatë gjithë kohës.