HOROSKOPI/ 30 gusht 2021, çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Dashi

Do të përdorini pikat tuaja të forta për t’u përqëndruar në një qëllim dhe për ta arritur atë. Mund të zgjasë më shumë se zakonisht, por impenjimi juaj  do të jetë aq intensiv, saqë koha do të kalojë shpejt.

Është një javë e mirë për ju të vini re se sa të fortë jeni në të vërtetë.

Demi

Do të shihni rezultate të shpejta për realizimin e të gjitha qëllimeve tuaja. Do t’ju duhet të pranoni ndihmën e një miku për të realizuar të gjitha planet. Duhet të tregoni kujdes me financat.

Binajkët

Do të jeni në kërkim të dashurisë. Ana negative është se kjo “nevojë” për të gjetur pjesën tuaj plotësuese të dashurisë do të kalojë aq lehtë sa erdhi.

Gaforrja

Prisni që të filloni këtë ditë me shumë energji të lartë. Keni shumë emocione, ide dhe optimizëm në kokë që ju jep një shpërthim në forme fizike. Nuk ka dyshim se ju duhet ta shfrytëzoni këtë ditë për të realizuar projektet tuaja.

Luani

Sot do të jetë një ditë produktive për ju. Modestia mund t’ju ndalojë që t’i mburreni botës për suksesin tuaj të fundit, por kjo nuk do të pengojë miqtë dhe të dashurit tuaj që t’ju përgëzojnë.

Virgjëresha

Do të përjetoni ankth gjatë kësaj dite. Do të keni nevojë për ndihmën e miqve për të kaluar situatat e vështira. Nuk jeni në kushtet për ta refuzuar.

Peshorja

Miqtë dhe të dashurit tuaj do t’ju kuptojnë dhe respektojnë gjatë kësaj dite. Jeta juaj e dashurisë duket e ekuilibruar mirë, por nuk përjashtohen as debatet e vogla. Nëse ka diçka që duhet sqaruar mes jush dhe një personi tjetër, do të bëhet me efikasitet.

Akrepi

Mund të hasni në probleme të cilat do t’ju depresionojnë, por mos u shqetësoni. Në fund të fundit, ka kaq shumë retrogradë që ju tërheqin – dhe ndërsa ju do të preferonit të shpenzonit më shumë energjinë tuaj në aktivitete dhe krijime pozitive, ju thjesht mund ta gjeni veten duke u kënaqur me atë disponimin tuaj të keq.

Shigjetari

Është një gjë të jeni fleksibël, por është diçka tjetër që dikush ta shfrytëzojë mirësinë tuaj! Është trishtuese, por e vërtetë se ndonjëherë e vetmja mënyrë për të marrë respekt është duke e kërkuar atë.

Bricjapi

Fati është në anën tuaj, që do të thotë se çdo gjë që keni parasysh në lidhje me punën ose aktivitetin, do të rrjedhë natyrshëm dhe lehtë. Mund t’ju ofrohet një kohë pushimi, mos e refuzoni. Ju jeni aq të përkushtuar ndaj punës tuaj saqë mendoni se është më mirë të mos pranoni.

Ujori

Nostalgjia dhe e kaluara do të jenë shoqëruesit tuaj të vazhdueshëm gjatë kësaj dite. Veprimi retrograd sjell ndjenja keqardhjeje, dhe megjithëse vërtet nuk pendoheni për asgjë në jetën tuaj, mund të përjetoni dhimbje pendimi ose faji, për shkak të veprimeve të kaluara.

Peshqit

Tani për tani, jeta juaj mund të jetë si një shfaqje e mrekullueshme. Kjo është një kohë mjaft e frytshme për jetën, por ju duhet të jeni ai që bën lëvizjen e parë. Vendoseni veten në qendër të vëmendjes.


Shtuar 29.08.2021 23:50