Horoskopi 3 dhjetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi

Sot nuk do jeni shumë në qejf për të duruar të tjerët dhe në shumë momente do e teproni me fjalët e rënda. Ju që keni një lidhje do jeni tek mase krenarë për veten dhe do e shihni partnerin më poshtë se vetja. Kjo gjë do krijojë debate të herëpashershme dhe mund t’iu largojë më tepër nga njëri-tjetri. Edhe beqarët do jenë arrogantë dhe të gjithë do mundohen t’iu qëndrojnë sa më larg. Në punë do ndiheni më të qetë sepse do ju mungojë shefi. Vetëm kujdes mos bëni muhabet me kolegët dhe të harroni detyrat e dhëna. Në planin financiar do mbizotërojë qëndrueshmëria gjithë kohës.

Demi

Sot do ju duket sikur jeni ulur midis dy karrigesh dhe nuk do e kuptoni se çfarë ka që nuk shkon,. Nëse jeni në një lidhje shpesh nuk do i kuptoni aspak gjërat që po ju ndodhin dhe do ndiheni si të përhumbur. Nëse nuk flisni sa me parë me atë që keni në krah do bini në depresion. Ju beqarët nuk do jeni aspak të bindur për personat që do iu joshin dhe do preferoni të mos hidhni asnjë lloj hapi. Në punë mund të kaloni kriza të vështira. Mos u tregoni kokëfortë, por pranojeni sa më parë ndihmën e kolegëve. Në planin financiar do ju mbështesin fort të afërmit sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.

Binjakët

Sot nuk do jeni aspak lunatikë, përkundrazi do e dini mirë çfarë kërkoni dhe do ecni drejt objektivave me besim të plotë. Ju që jeni në një lidhje nuk do ndieni lodhje për asnjë moment dhe do bëni gjithçka që ta bëni partnerin të ndihet si nëpër ëndrra. Dukë u kënaqur ai do kënaqeni mjaft edhe ju. Ju beqarët më në fund do takoheni me personin që do ju pëlqejë ashtu si jeni dhe do ju sigurojë një jetë fantastike. Në punë do jetë komunikimi, vendosmëria dhe largpamësia ato që do ju bëjnë të arrini sa më lart. Do jeni edhe të matur dhe nuk do ju besoni verbërisht atyre që do ju thonë kolegët. Financat do i keni shumë të mira, por të tjerët do i bëni të kuptojnë të kundërtën.

Gaforrja

Falë Hënës dhe Diellit që kësaj here do jenë bashkëpunues, ju do jeni më të qartë dhe do i pranoni gabimet që keni bërë. Dhe këtë gjë do e bëni për çdo fushë jo vetëm për sektorin financiar. Nëse keni një lidhje do mendoheni gjithmonë para se të flisni apo para se t’i kërkoni diçka partnerit për të mos e vënë atë në siklet. Nga ana tjetër nuk do e fajësoni atë për ndonjë problem që do ju ndodhë, por do reflektoni dhe do pranoni edhe gabimet tuaja. Ju beqarët do bëni goxha përpjekje për të ndryshuar statusin, por nuk do gjeni persona shumë të përshtatshëm. Në punë gjërat do funksionojnë shumë më mirë nga më parë dhe do ndiheni të kënaqur. Për financat nuk do shqetësoheni sepse do jenë goxha të mira.

Luani

Mërkuri dhe Neptuni do ju japin shumë forcë gjatë kësaj dite. Shpesh do kaloni nga mbrojtja në sulm. Nëse keni një lidhje dita do jetë e ndarë më dysh. Mëngjesi dhe dreka do jenë të këndshme dhe pa debate, ndërsa mbrëmja disi e tendosur. Kujdes me fjalët që do thoni. Ju beqarët ka shumë mundësi të dashuroheni me zërin e dikujt dhe do i qëndroni pas derisa ta bëni për vete. Sot thjesht sa do i jepni shkëndijat e para të pëlqimit. Në punë mos u ndalni për asnjë moment. Duke qëndruar ne veprim do krijoni opinion të mirë dhe askush nuk do mund t’iu bjerë në qafë. Me financat do jeni tej mase të kujdesshëm dhe gjendja do ketë përmirësime të vogla.

Virgjëresha

Të sigurt në vetvete, por aspak arrogantë, sot gjërat kanë për t’iu ecur më së miri. Ju të dashuruarit do merrni kënaqësi të forta nga marrëdhënia që keni krijuar. Partneri do dijë përherë si t’iu mbajë në pëllëmbë të dorës dhe si t’iu dashurojë me pasion. Në mbrëmje temperaturat do rriten edhe më shumë. Ju beqarët do jeni specialistë të joshjes. Dukë qenë se mundësitë do jenë të shumta e pamundur ta mbaroni ditën pa fituar zemrën e dikujt. Në punë do analizoni me kujdes çdo gjë dhe do i kaloni pa u lodhur sfidat që do ju dalin para. Në planin financiar do jeni me fat dhe nuk do gjendeni në vështirësi.

Peshorja

Herë do ndërmerrni iniciativa gjatë kësaj dite e here do vendoseni ne pozicion mbrojtjeje. Do jetë Hëna ajo që do ju bëjë të paqëndrueshëm. Nëse keni një lidhje nuk do ndiheni plotësisht të kënaqur pranë partnerit dhe në shumë momente do mendoni të qëndroni vetëm për pak kohë. Në fakt ashtu si partneri, as ju nuk do i shprehni dot ndjenjat. Ju beqarët nuk do jeni shumë të hapur ndaj takimeve dhe do preferoni të qëndroni në pritje. Në punë do bëni mirë të reflektoni gjatë para se të hidhni hapa sepse yjet nuk do i keni në krah. Çdo gjë do jetë më e vështirë se dje. Për financat do jeni më të kujdesshëm dhe nuk do abuzoni.

Akrepi

Nëse nuk do ndiheni të sigurt sot do shmangni gjithçka dhe as nuk do tentoni. Për ju që keni një lidhje komunikimi do jetë thuajse i vdekur. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e kënaqshme dhe nuk do arrini dot të sqaroheni për asgjë, Pasdite do ju pushtojë mërzitja. Ju beqarët me mirë qëndroni edhe sot vetëm sepse parashikohen vetëm lidhje toksike që do ju bëjnë të ndiheni keq. Në punë mos prisni që të gjithë t’iu mbështesin dhe t’iu shtrojnë qilimat më të mirë që ju të ecni lirshëm. Mblidhni forcat dhe përgatituni për sfida. As sektori i financave nuk ka për të qenë i lehtë për t’u menaxhuar.

Shigjetari

Sot nuk do jeni në humor shumë të mirë dhe shpesh do ju mungojë koherenca. Nëse keni një lidhje mundohuni të mendoni më shumë për të ardhmen dhe t’i përkushtoheni me tepër atij që keni në krah. Po e latë pas dore për të plotësuar disa qejfe personale do e humbni atë dhe do pendoheni për gjithë jetën. Ju beqarët do keni qejf të joshni e të flirtoni, por në realitet nuk do e bëni dot. Nuk pritet ndonjë gjë e re gjatë kësaj dite. Në punë nuk do e keni të lehtë të dilni nga vështirësitë ku jeni futur dhe nga ana tjetër askush nuk do ju mbështesë. Në planin financiar do jeni goxha të kursyer dhe do i merrni përfitimet më vonë.

Bricjapi

Sot nuk do i kaloni etapat me nxitim përkundrazi do tregoheni të matur dhe të kujdesshëm përherë. Ju të dashuruarit do përdorni çdo lloj mjeti dhe mënyre për ta mbajtur pas vetes atë që keni në krah. Pasditja dhe mbrëmja kanë për të qenë të veçanta dhe të mbushura me surpriza. Ju beqarët do tregoheni më të civilizuar dhe do pranoni të dilni me disa persona edhe pa ju dhënë siguri se mund të filloni një lidhje. Në fakt më mirë është të njiheni me disa e më pas të përzgjidhni më të përshtatshmin. Në punë, por nuk i respektuat procedurat dhe detyrat që iu janë dhënë nuk keni për të arritur askund. Venusi do ju sjellë pak fat me financat, por gjithsesi duhet të jeni të kujdesshëm.

Ujori

Sot do përfitoni nga rrezet e ngrohta të Diellit për ta shijuar jetën dhe për të dalë nga monotonia. Nëse keni një lidhje qielli juaj i dashurisë nuk do ketë asnjë re. Do merreni vesh shumë mirë me partnerin dhe së bashku do krijoni ambientin e duhur për t’u dashuruar plot pasion. Në punë nuk do jeni shumë të motivuar për ta kërkuar dashurinë, por ajo do vijë tek ju si me magji. Në punë do jeni shumë të fiksuar pas detajeve dhe mund të qëndroni edhe orë të zgjatura për të bërë me të mirën. Vërtet do lodheni, por do fitoni simpatinë e shefit dhe nesër edhe para më shumë. Buxheti do jetë në gjendje goxha të qëndrueshme.

Peshqit

Marrja e kohës vetëm për vete do jetë një luks që nuk do e arrini dot gjatë kësaj dite. Për ju që keni një lidhje Neptuni do sjellë vështirësi dhe do ju nxitë të konfliktoheni me atë që keni në krah. Si ju ashtu edhe partneri do mendoni se keni të drejtë dhe do kërkoni me ngulm të dalë e juaja. Nëse jeni beqarë zor se do e ndryshoni edhe sot statusin pavarësisht se do e kërkoni princin e kaltër kudo që të shkoni. Në punë pozicioni juaj do vazhdojë të jetë i fortë, or do keni shumë gjëra për të bërë në të njëjtën kohë. Shpesh shefat do ju vënë nën trysni. Buxhetin po e patët kujdes nuk do keni as problemin më të vogël.