Hoqën rripat për tu rrahur në mes të studios, shikoni si agravoi sherri mes dy vëllezërve pas emisionit (VIDEO)

Pamje të reja janë publikuar nga sherri mes dy vëllezëve të cilët ishin ftuar të dielën në rubrikën “Shihemi në gjyq”. Dy vëllezërit kanë tentuar përsëri të rrihen në fund të emisionit ku e pranishme ka qenë dhe Eni Çobani. E gjendur mes dy vëllezërve, ajo ka thirrur stafin e sigurisë, të cilët kanë mbajtur larg Eduardin dhe Gramozin.

Ashtu sikundër u shpjegua gjatë rubrikës, sherri erdhi  si pasojë e një borxhi të pashlyer. Eduardi ka marrë një kredi prej 15 milionë Lekësh në vitin 2008 për vëllain e tij Gramozin, i cili kishte një biznes të gjësë së gjallë. Për arsye të shumta, kjo kredi nuk është paguar akoma dhe tani ka shkuar rreth 30 milionë Lekë.

Tani Eduardi i kërkonte vëllait të tij Gramozit që të paguajë lekët e kredisë sepse banka po e shqetëson atë dhe se mund t’ia marrë të gjitha pronat që ka.


Shtuar 22.06.2021 09:21