Policia e shtetit ka vazhduar me aplikim e gjobave për personat që hedhin sende nga mjeti në lëvizje. Rasti i fundit ishte në Fier, kur një nga pasagjerët hedh nga Benzi një mbeturinë dhe për këtë u gjobit me shumë 25 mijë lekë të rinj.
Kujtojmë se sipas rregulloreje, shkelja dënohet me gjobë nga 25.000-100.000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore Fier
Hidhte sende nga mjeti me të cilin po udhëtonte, ndëshkohet me masë administrative 25.000 lekë.
Sipas nenit 15, gërma “i” të Kodit Rrugor, ndalohet të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje.
Shkelja e këtij neni, dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë.
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mbro mjedisin!/albeu.com