Janë përjashtuar për 10 ditë nga pjesëmarrja në seancat parlamentare dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka.
Përjashtimi vjen pas tensioneve në Kuvend, ku opozita bllokoi foltoren e Kuvendit dhe hodhi në drejtim të kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe ministrave, Rregulloren dhe rendin e ditës.
Përplasjet në Kuvend nisën kur kreu i qeverisë ndërpreu fjalën e tij, për të lidhur me sistemin e sallës një video të ministres digjitale Diella.