Historia e George Stinney, personi më i ri i dënuar me vdekje në shekullin e 20-të në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë gjithë gjyqit dhe deri në ditën e ekzekutimit të tij, adoleshenti pretendonte gjithmonë pafajësinë.
14-vjeçari u akuzua për vrasjen e dy vajzave të bardha, Beti Jung Biniker 11 vjeçe dhe Mary Emu Temz 7 vjeçe.
Trupat e tyre u gjetën në një gropë të cekët afër shtëpisë ku George jetonte me prindërit e tij.Një dëshmi e vetme që e lidhte atë me krimin, ishte fakti që ai kishte folur me vajzat një ditë para se të gjendeshin të vdekura.Në atë kohë, të gjithë juristët në gjyq ishin të bardhë. Gjyqi zgjati vetëm dy orë dhe vendimi u miratua në vetëm 10 minuta.
Para ekzekutimit, George kaloi 81 ditë pa mundur të shihte prindërit e tij. Më 16 qershor të vitit 1944, u ekzekutua në karrige elektrike me elektricitet prej 5380 volt që kaloi nëpër kokën e tij. Ishte vetëm 14 vjeç.
Në vitin 2014, pafajësia e tij u provua më në fund nga një gjykatës në Karolinën e Jugut. Trau me të cilin u vranë dy vajzat, peshonte më shumë se 19.07 kilogramë.
Prandaj, ishte e pamundur që Stinney të ishte në gjendje ta ngrinte, e lëre më pastaj ta manovronte aq sa duhej për të vrarë vajzat.
Stephen King u frymëzua nga ky rast për të shkruar librin e tij “The Green Mile”, i cili më pas u përdor për skenarin e vitit tejet të famshëm me të njëjtin emër, që u shfaq në kinematë botërore në vitin 1999.