Historia e dhimbshme e Thiago Silva, si i shpëtoi vdekjes nga Turbekulozi

Thiago Silva ishte vetëm 21 vjeç kur luante te Dinamo Moskës dhe zbuloi se ishte sëmurë nga tuberkulozi.

Ishte viti 2005 dhe karriera e mbrojtësit brazilian  ishte gati për të marrë hov por një e papritur e detyroi të rrinte i qetë për një vit.

Sëmundja e tuberkulozit kishte përparuar shumë, aq sa mjekët madje menduan të hiqnin një pjesë të mushkërive të tij për t’i siguruar mbijetesën.

Por nëna e tij, Angela, dhe bashkëshortja Isabelle, e bindën mbrojtësin që të refuzonte, pasi një operacion i tillë do të thoshte lamtumirë karrierë.

Thiago Silva, para se të transportohej në spital, kishte ethe të forta, kollë dhe djersitje.

Meqenëse nuk ishte një rast gripi, ai u dërgua me urgjencë në klinikë, ku mjekët zhvilluan një seri testesh për të përcaktuar se çfarë i shkaktonte këto simptoma.

Mjekët e Dinamos së Moskës ishin befasuar që braziliani i ri u lodhej kaq shpejt.

Ata u shtangën kur mësuan se ai vuante nga tuberkulozi dhe madje ishte prekur nga sëmundja gjashtë muaj para se ta zbulonin.

Mjekët i kishin thënë se nëse do të qëndronte edhe dy javë në atë gjendje, do të kishte ndërruar jetë.

Një mrekulli e vërtetë për Thiago Silvan, i cili ka bërë një karrierë mbresëlënëse dhe në moshën 36 vjeç mbetet një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij.


Shtuar 12.04.2021 20:06