Historia e të kërkuarit për 23 vite! U martua e ka dy fëmijë dhe tani kërkon shuarje dënimi

Nga arratia, vend i cili nuk u zbulua asnjëherë për 23 vite me radhë, shtetasi Erjon Abazaj i kërkon gjykatës së Tiranës parashkrim të vendimit që e shpalli atë fajtor për akuzën e vrasjes me dashje, çka do të thotë rikthim i të jetuarit në normalitet dhe jo si një i shumë kërkuar.

Policia kriminale dhe Interpoli i konfirmojnë gjykatës se për gati dy dekada me radhë ata nuk ishin në gjendje ta gjenin.

Erjon Abazaj , aso kohe 18 vjeç u largua në drejtim të paditur mbasi vrau Fatjon Brinjën dhe për gati një çerek shekulli teksa policia ishte në ndjekje të tij , ai vijoi jetën, u martua dhe u bë baba i dy fëmijëve.

Idajet Beqiri, avokati i të arratisurit: Gjumin e lepurit ka bërë gjithë jetën me kapin tani më kapin pastaj për gjithë këto vite, është martuar, në arrati, gjërat e tjera nuk thuhen, pra ideja është në kuadër të bashkëjetesës dhe ka dy fëmijë një 17 dhe një 13 vjeç.

Sot 41 vjeç dhe teksa policia e ka në kërkim dhe nuk disponon asnjë foto të tij , Abazaj pretendon shuarje të dënimit .

“Ligji parashikon se në rast se për dënimet mbi 15 vite, personi nuk kapet për 20 vite me radhë atëherë ky dënim shuhet”, thotë avokati.

Por përveç këtij vendimi fajësie , gjyqtari hasi vështirësi për gjetjen e dosjes që konsiderohet e humbur ndër vite , ndaj dhe kërkoi dëshmitarë të arkivës që duhet të flasin për praktikën./tch

Shtuar 9.06.2021 08:06