Një 30-vjeçar ka shkuar në disko me ambulancë teksa ngjarja ka ndodhur në Itali në qytetin e Civitanova. Në fund të turnit ai nuk është kthyer më dhe pas disa orësh është vënë në alarm policia dhe ka nisur menjëherë kërkimin e mjetit.
Sipas të dhënave ai është punonjës shëndetësie që punonte në një shoqatë në spitalin Torrette.
Shtetasi u gjurmua më pas nga një makinë policie, e cila njohu ambulancën në parkingun e një klubi nate në Civitanova. Sipas dëshmisë së tij pavarësisht se ishte ai i pavetedijshëm tha se u ndal në shtëpinë e tij për të ndërruar uniformën dhe më pas për të dalë me një shok.
Automjeti i shpëtimit është sekuestruar nga patrulla e Polstradës, ndërsa 30-vjeçari është dërguar në komisariat. Policët e gjobitën për mungesë patentë gjatë drejtimit të mjetit. Ambulanca më pas u kthye në spitalin Torrette.