Moti i keq në Itali, izolohen 5 familje, 20 persona mbeten pa ujë dhe pa energji elektrike

Moti i keq në Itali ka izoluar 5 familje. Kur kanë kaluar më shumë se tre ditë nga shirat e dendur, bëhet me dije se pesë familje në Casamiçiola nuk janë strehuar ende në një vend të sigurtë.

Janë 20 persona, të gjithë anëtarë të këtyre pesë familjeve që janë të vendosur në shtëpitë në via Pera di Basso, nuk kanë ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike.

Deri më tani moti i keq në Itali numëron shtatë viktima.

Viktima e parë e konfirmuar, mbrëmjen e së shtunës, ishte 31-vjeçarja Eleonora Sirabella. Ndërsa ditën e sotme u gjetën dy trupa të tjerë të pajetë, ai i një vajze 6-vjeçare dhe i një gruaje të moshuar. Më pas dy fëmijë dhe dy të rritur që dyshohet se i përkasin së njëjtës familje.