Historia e frikshme e shqiptarit në Greqi: Vrau komshiun se i kishte “bërë” magji, shkak trauma në fëmijëri

Një ngjarje e rëndë ndodhi në prag të Krishtlindjeve në Kalivia, Greqi ku një 32 vjeçar shqiptar ekzekutoi me tre plumba punonjësin shëndetësor, 60 vjeçarin Dimitris Vroutsis pasi dyshonte se ky I fundit I kishte bërë magji.

Një artikull I fundit i mediave greke zbulojnë se trauma i shqiptarit ka nisur vite më parë kur ka parë të atin të vrarë në rrugë pas një konflikti pronësie.

Sipas medias greke, vrasja e babait të tij, kur shqiptari ishte vetëm 15 vjeç ka ndikuar në shëndetin e tij mendor.

Në vitet e adoleshentës, shqiptari gjeti të atin të larë në gjak në mes të rrugës për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur mbi pasuritë e paluajtshme. Kjo skenë, siç tha ai, e tronditi dhe i la një traumë që do ta vuante gjithë jetën, duke i krijuar fobi dhe izolim në vetëvete.

Në rrëfimin e tij në Polici, ai tha se kishte parë një vizion ku fqinji që vrau dhe gruaja e tij i bënin magji. Vitin e fundit, tha ai, ai kishte lexuar libra fetarë mbi ekzorcizmat, duke u përpjekur të “kuronte” veten e tij nga e keqja që ishte i bindur se “armiqtë” e tij imagjinarë i kishin bërë atij. Ai ishte thellësisht i bindur se donin ta dëmtonin dhe ta vrisnin.

Ai besonte se duke vrarë Dimitris Vrutsis, “magjia” dhe gjithçka që ai pa se do të ndodhte, do të ndaleshin. Kur u pyet se si ndihej pas vrasjes, ai tha se në fillim ndihej i lehtësuar por më pas e kuptoi gabimin e tij. Ai tha se vizionet nuk i kishte më, por këmbëngul se ka probleme të tjera shëndetësore, p.sh. qelizat e bardha të gjakut.

Media greke bën me dije se i riu shqiptar ishte sugjeruar që në kohën e ushtrisë që të vizitonte një psikolog, ndërsa në Shqipëri, kur kishte shkuar në një spital në Tiranë, mjeku e rekomandoi që të shkonte tek një specialist. Për këtë arsye, avokatët mbrojtës do të insistojnë në ekspertizën psikiatrike të klientit të tyre.

Shqiptari ka rrëfyer se kur e vrau fqinjin, u ndje më mirë. “Ndjeva se mund të isha i lirë tani. Megjithatë, në ditët në vijim, unë fillova të mendoja për atë që kisha bërë.

E uptova që e gjithë kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, është shprehur shqiptari. /albeu.com/

 


Shtuar 7.05.2021 09:05