“Histori që të bën të besosh në dashuri”, aktorja bën mesazhin prekës për mësuesin që i dha fund jetës mbi varrin e gruas

Petrit Jaupaj, një 60-vjeçar që punonte si mësues në qytetin e Ballshit i mori jetën vetes ditën e djeshme pranë varrit të gruas së tij, pasi prej më shumë se një viti ajo nuk jetonte më.

Një vit më parë, bashkëshortja e tij u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, ndërsa nga mungesa e saj, Jaupaj, mësues i biokimisë, në gjendje të rëndë emocionale, i dha fund jetës duke pirë medikamente pranë varrit të saj.

Ngjarja tronditi gjithë opinionin publik dhe jo vetëm, teksa në lidhje me rastin ka reaguar edhe aktorja Arjola Demiri, e cila u shpreh se ky lajm e ka trishtuar por i ka dhënë edhe një mesazh të vyer.

“Histori nga ato që të lënë pa frymë. Histori dashurie që të bëjnë të besosh se dashuria ekziston vërtet. E trishtë, po njëkohësisht e jashtëzakonshme vetëflijimi prej dhimbjes së humbjes. Mendoja se vdekja i ndanë njerëzit! Por mesa duket edhe i bashkuaka shpirtrat. Asgjë për të paragjykuar! Ky burrë zemërthyer ma ndryshoi pak shijen që kam për burrat shqiptarë, që në dukje janë të vrazhdë dhe që nuk dinë të dashurojnë bukur. Pushoni në paqe”, ka shkruar aktorja në Instagram.


Shtuar 17.09.2023 20:39