Higuain del nga vetja, shikoni çfarë bën argjentinasi (VIDEO)

Higuain ishte një nga sulmuesit më të mirë në Itali, në kohën që ishte tek Napoli.  Në sezonin 2015-2016, argjentinasi shënoi 36 gola duke zgjuar interesin e Juventusit, që e bleu menjëherë. Edhe në vitin e parë tek “Zonja e Vjetër” Higuain arriti ta mbajë formën e mirë.

Megjithatë konkurenca e madhe në Torino dhe mosha që vijonte të rritje, bëri që të humbë interesin për futbollin, duke qenë shpesh herë jashtë formë fizike.

I transferuar në Amerikë tek Inter Miami, duket se Higuain e ka humbur fare dëshirën për të luajtur. Në një video të postuar në Tëitter nga një miku i tij, 33 vjeçari shihet me një paraqitje tejet ndryshe, pa flokë dhe me mjekërr shumë të gjatë.

Me lukun e tij të ri, Higuain përpiqet të bëjë shokët e tij për të qeshur dhe të jetë argëtues. Që prej shtatorit, Gonzalo ka shënuar vetëm 1 gol me Inter Miami por kjo nuk e shqetëson aspak ish lojtarin e Juventusit.

Shtuar 30.03.2021 04:03

Tags: