Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha paraditen e sotme ka mbërritur në ambientet e SPAK-ut.
Mësohet se Berisha është thirrur për tu marrë në pyetje nga prokurori i çështjes së Gërdecit, Klodian Braho.
Kujtojmë se 1 muaj më parë ishte ishteAldo Bumçi, ish ministër Drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që shpërtheu Gërdeci i cili kur u mor në pyetje NGA SPAK.
Ai ka dhënë sqarime mbi hetimet për tragjedinë, mes të cilave edhe për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”.
Pas 15 vjetësh, Bumçi është kujtuar të tregojë se nuk e ka shkruar ai shkresën, por që kemi të bëjmë me një falsifikim, e ndërsa një qëndrim i tillë nuk ishte dëgjuar më parë as nga vetë personi i përfshirë, në rastin konkret, djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.
Shkresa ‘Për Shkëlzenin’ dhe tragjedia e Gërdecit
Dokumenti është nisur nga zyra e ish -ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë së Ministrisë së Mbrojtjes. Faksi mban datën 13 mars të vitit 2007 dhe është shkresë e dërguar për të koordinuar punën për hartimin e vendimit të Këshillit të Ministrave: “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”.
Faksi i mësipërm, për të cilin ish-ministri i Drejtësisë ngulmon se është i falsifikuar është protokolluar nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrotjes, duke i dhënë efekshmërinë e plotë ligjore edhe pse ishte përcjellë nga zyra e ish- ministrit të Drejtësisë nëpërmjet faksit.
Në këtë shkresë, Bumçi shprehet parimisht dakord me draftin për demontimin e municioneve ushtarake, ndërsa i rekomandon Mediut që në projektvendim të saktësohet se kush është kryetari i komisionit të tenderimit dhe të shmangen fjalët e huaja gjatë hartimit të projektit.
Përveç mbishkrimit që faksi t’i dërgohej edhe djalit të kryeministrit, fakt është një ditë më vonë, Berisha ka mbledhur Këshillin e Ministrave për të miratuar pikërisht atë projekt –vendim që do t’i hapte rrugë ndërtimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.
Më 14 mars 2007, një ditë pas datës së faksit, Këshilli i Ministrave ka vendosur me iniciativë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu të miratojë vendimin për procedurën e trajtimit të armëve, të teknikës, pajisjeve dhe municioneve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi./Albeu.com/.