Hetimet ndaj Arben Ahmetaj, thirret në SPAK ish-deputeti socialist

Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta është paraqitur sot në SPAK  ku do të merret në pyetje nga prokurorët.  Sipas burimeve Kosta është thirrur në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Bëhet me dije se Kosta ka rezultuar në marrëdhënie biznesi me Ahmetajn.

Sipas burimeve në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit, SPAK ka marrë më herët në pyetje edhe biznesmenë të tjerë./albeu.com/


Shtuar 2.06.2023 11:43