Në zonën e ish Kënetës në Durrës ka pllakosur zia! Banorë të zonës, fëmijë, por edhe zyrtarë lokalë e deputetë kanë shkuar për të zhvilluar homazhe në ndër të dy të miturve, të cilët u përplasën tragjikisht nga një makinë teksa ata ishin duke luajtur.
Vogëlushët K.N. 9 vjeç dhe E.M. 12 vjeç humbën jetën, ndërsa një 8 vjeçar mbeti i plagosur.
Të lidhura
E pranishme ishte edhe Zv/kryeministrja Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.
Koçiu nuk pranoi të flasë për mediat, duke theksuar se duhet të respektohet dhimbja, ndërsa garantoi për marrjen e masave.
“Le të respektojmë dhimbjen sot. Do merren të gjitha masat”, tha ajo.


