Heroinë dhe kanabis gati për shitje, tre të arrestuar në Sarandë

olicia ka vënë në pranga tre shtetas; K. V., 30 vjeç, E. D., 40 vjeç dhe S. K., 50 vjeç, që ushtronin këtë veprimtari kriminale të shpërndarjes së drogave. Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vende të ndryshme në qytetin e Sarandës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të ndryshme lëndësh të dyshuara narkotike, heroinë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, 1 mjet të mprehtë (thikë,) 3 aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Distributors”.

Evidentohen dhe goditen 3 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike, heroinë dhe kanabis, gati për shitje, 1 mjet prerës thikë dhe një shumë parash.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se disa shtetas shpërndanin doza të lëndëve narkotike, në qytetin e Sarandës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Distributors”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. V., 30 vjeç, E. D., 40 vjeç dhe S. K., 50 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vende të ndryshme në qytetin e Sarandës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të ndryshme lëndësh të dyshuara narkotike, heroinë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje, 1 mjet të mprehtë (thikë,) 3 aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 10.11.2022 13:16