Hera e tretë që ndodh! Tritol banesës së Arben Turkut në Lushnjë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë.

Mësohet se lënda plasëse i është vënë banesës së Arben Turkut.

Kjo është hera e tretë që i vënë tritol.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shtuar 26.07.2023 22:33