Heqja e pasaportave diplomatike, Andi Lila shpërthen ndaj Ramës: Kjo është e vërteta! (FOTO LAJM)

“Këto pasaporta, që si një hakmarrje e ulët po ju hiqen sot futbollistëve , do t’ju rikthehen menjëherë në shtator 2021…”

Njoftimi qeverisë shqiptare për futbollistet e Kombëtares Shqiptare ku bëhej thirrje që të dorëzohet posaporta diplomatike e marrë në vitin 2016 ka shkaktuar zhurmë të madhe dhe reagime të forta.

Pas këtij vendimi ka reaguar Andi Lila, pjesë e kombëtares së kualifikuar në Europian i cili shkruan se i është ulur afati i pasaportës nga 10 në 5 vite duke e cilësuar se kjo është sjellë inatcore e qeverisë Rama.

Kujtojmë se së fundmi, futbollisti Andi Lila është bërë pjesë e politikës në Shqipëri duke u qënë pjesë e strukturave të PD.

REAGIMI I  FORTË I ANDI LILËS:

Të nderuar miq.

Ky është njoftimi që më ka ardhur mua sot, por edhe të gjithë lojtarëve të kombëtares Shqiptare që dërguan Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”.

Sipas këtij njoftimi, të gjithë ne duhet të dorëzojmë pasaportat diplomatike që na skadojnë në Qershor 2026 pasi vlefshmëria e tyre është shkurtuar deri në 30 qershor 2021.

Këtë shqetësim po e ndaj me ju, jo vetëm për faktin se futbollistëve po ju hiqet pasaporta diplomatike, por për të treguar mënyrën e sjelljes, trajtimit dhe vlerësimit që ka për sportistët elitarë mazhoranca e sotme.

Në 2016 nga Kryeministri u pritëm me ceremoni shtetërore për rezultatin historik sportiv, pasi dërguam Shqipërinë në Europian.

Ndërsa sot, vetëm për faktin se futbollistët e kombëtares i dhurojnë bluzën e kombëtares z.Lulzim Basha, ju kërkohet nga zyrtarët e kësaj mazhorance që të dorëzojnë pasaportat diplomatike.
Kjo sjellje inatçore nuk mund të jetë standarti i sjelljes së një shteti demokratik që aspiron për tu bërë anëtar i BE-së.

Sigurisht që ata që tallen me sportistët, që i duan ata vetëm për ti përdorur sportistët si fasadë për propagandën e tyre të dështuar do të marrin ndëshkimin me votë nga sportistët.

Këto pasaporta, që si një hakmarrje e ulët po ju hiqen sot futbollistëve , do t’ju rikthehen menjëherë në shtator 2021 si një nga vendimet e para që do të marrë qeveria e Kryeministrit Basha.
Sot çdo sportist e ka kuptuar se, edhe në sport ka ardhur koha për ndryshim, ndryshim që do të vijë më datë 25 Prill.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andi Lila (@andilila)


Shtuar 1.04.2021 16:57