Rastet me hepatiti akut i cili prek më rëndë moshën pediatrike janë drejt rënies. Studimeve botërore sipas eksperti Ilir Alimehmeti, tregojnë se hepatiti akut është një infeksion bashkëshoqërues i adenoviruseve dhe koronavirusit në situatë postpandemi por deri tani nuk është mbërritur në një përfundim.
Një nga hipotezat më të bazuara që u vu në dukje nga shkencëtarët izraelitë ishte infektimi nga 0 deri në 3 muaj më parë nga një variant i rrallë i Deltës.
Sipas epidemiologut, rreziku i hepatiti akut me origjinë të panjohur për Shqipërinë është shumë i ulët pasi vala e variantit Delta ka shumë muaj që është spostuar nga Omicron.
Rastet në botë tregojnë se ato nuk kanë lidhje epidemiologjike me njëri-tjetrin.
Të dhënat e fundit të OBSH tregojnë se janë rreth 650 raste të mundshme me hepatit akut me origjinë të panjohur të përhapura në 33 shtete të botës.