Helikopterë dhe blinda pushtojnë Tiranën, pamjet e pazakonta sot në qytet (FOTO LAJM)

Pamje të pazakonta kanë pushtuar ditën e sotme Tiranën.

Armatimet e rënda të forcave të NATO-s, në kuadër të stërvitjes “Defender 21”, e cila prej disa javësh po zhvillohet në Shqipëri janë vendosur sot në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa në qiell është dhuruar një spektakël i vërtetë nga një helikopter pjesëmarrës në stërvitje, që valëviste flamurin shqiptar.

Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët, të cilët kurioz për stërvitjen kanë parë nga afër mjetet ushtarake. /albeu.com/


Shtuar 22.05.2021 19:59