Hedh shishen nga xhami dhe shkel kodin rrugor, gjobitet mbi 1 milion lekë shoferi

Një drejtues mjeti është gjobitur me 1 milion e 100 mijë lekë të vjetra pasi ka shkelur kodin rrugor, duke qarkulluar në korsinë e parakalimit dhe jo atë anësoren.

Po ashtu nga kamerat, është fiskuar që drejtuesi i mjetit ka hedhur një shishe buzë rruge. Këto dy shkelje përveç gjobës i ka kushuar dhe minus 8 pikë nga patenta.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle intensive për të ndëshkuar shkelësit e kodit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore apo që rrezikojnë për përfshirje në ngjarje rrugore, përdoruesit e tjerë të rrugës. Hedhja e sendeve nga mjeti dënohet me gjobë 2500-10.000 lekë të rinj, sipas nenit 15/1, germa f, të Kodit Rrugor. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor dhe mjedisin!