Ylli belg, Eden Hazard thuhet se ka refuzuar një ofertë të madhe së fundmi nga Al Hilal në Arabisë Saudite, pasi mendon të largohet nga futbollit.
Hazard ndërpreu kontratën e tij me Real Madridin këtë verë, duke u bërë lojtar i lirë dhe emër atraktiv për shumë klube gjithandej botës.
Shumë klube kanë pyetur për 32-vjeçarin, duke filluar nga Crystal Palace, në Ligue 1 me Nice, Marseille e Lille e deri te Botafogo dhe një klub i paidentifikuar i MLS-së.
Sulmuesi anësor së fundmi thuhet se ka pranuan edhe një ofertë të madhe nga Al Hilal, por edhe këtë e ka refuzuar si të secilit klub tjetër.
Sipas gazetarit Dahbia Hattabi nga Footmercato, Hazard dëshiron të ndalojë karrierën e tij si lojtar profesionist, pasi për momentin është i fokusuar të kalojë kohën e lirë me familjen e tij.
Ka ende mundësi që ish-lojtari i Real Madridit të pranojë t’i bashkohet një klubi turk në javët në vijim.