Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në përvjetorin e 25-të të masakrës së lagjes Bair në Mitrovicë, ka bërë thirrje për drejtësi dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për këtë akt.
Gjithashtu, Haradinaj ka theksuar se edhe pas një çerek shekulli, ata që kanë kryer këtë krim ende nuk janë përballur me përgjegjësitë e tyre ligjore.
“Ne nuk duhet të heqim dorë nga kërkimi i drejtësisë. Është detyrë e përbashkët që të sigurojmë që kriminelët të marrin dënimin që u takon”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se kujtimi i viktimave dhe angazhimi për drejtësi, janë jetike për të ndërtuar një të ardhme të paqes dhe të drejtësisë për Kosovën.