Hapet rruga për ekstradimin e Assenge në SHBA, rrezikon 175 vjet burg

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange mund të ekstradohet nga Britania e Madhe në SHBA, ka vendosur Gjykata e Lartë në Londër

SHBA fitoi apelin kundër një vendimi të gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila në janar vendosi që Assenge nuk mund të  ekstradohej për shkak të shqetësimeve për shëndetin e tij mendor.

Gjyqtarët u qetësuan nga premtimet e SHBA-së për të reduktuar rrezikun e vetëvrasjes

Assange kërkohet në SHBA për publikimin e mijëra dokumenteve të klasifikuara në 2010 dhe 2011.

Autoritetet amerikane më vonë dhanë garanci se ai nuk do të përballej me ato masa më të rrepta nëse nuk kryente një veprim në të ardhmen që i meritonte ato.

 


Shtuar 10.12.2021 12:37