Hapet një pistë tjetër hetimi: Babis vrau Carolinën pasi ajo e zbuloi se transportonte drogë për kartelet

Teksa vijojnë hetimet se pse piloti grek vrau bashkëshorten e tij Carolinën, policia ka dyshime se 32 vjeçari është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Ky dyshim ka lindur pasi hetimet mbi të ardhurat e grekut treguan se ai bënte një jetë luksoze, pavarësisht se paga si pilot nuk ishte edhe aq e lartë.
Hetuesit zbuluan se çifti kishte blerë kohët e fundit një tokë me vlerë rreth 60 000 euro, një shtëpi mbi 150 000 euro dhe sapo kishin kaluar pushime luksoze në Dubai.

Sipas policisë greke, Charalambos Anagnostopoulos, që njihet me emrin Babis, ka pasur një burim tjetër të ardhurash dhe e vrau gruan e tij 20-vjeçare kur ajo e mori vesh se nga vinin paratë.

Babis e mbyti me jastëk bashkëshorten e tij në 11 maj, në sytë e vajzës së tyre 11-muajshe.