Hapet ankandi për parqet eolike, Rama: Do të kthehemi në një eksportuese energjie në rajon

Sot është hapur ankandi për parqet eolike dhe gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama tha se është një hap i rëndësishëm, pasi duke shfrytëzuar ujin dhe erën do të kthehemi në një eksportuese energjie në rajon.

“Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për Shqipërinë  e 2030 dhe që përmbush ambicies për ta kthyer Shqipërinë në një eksportus neto të energjisë elektrike dhe njëkohësisht eksportus të një energjie të gjelbër të ngushtë. Besoj që kujtimi i kohës kur Shqipëria ishte një zonë rreziku permanent stabilitetit të saj energjitik ësht i freskët, ndërkohë që sot prodhojmë 100% energji të rinovueshme, kemi hyrë një një fazë duke menduar dhe duke projektuar dizerfikimin e energjisë elektrike.

Sigurisht varësia nga moti është një varësi të cilën e kemi bashkëudhëtare në këtë rrugë si rezultat i prodhimit të përqëndruar tërësisht te shfrytëzimi ujor. Edhe projekti i Skavicës është njjë lajm i mirë që na krijon mundësinë që ta ulim varësinë nga moti, si rezutat duke krijuar rezervë për kohën kur nuk ka shi. Nga ana tjetër për të penguar përfundimisht fatalitetin e përmbytjeve.

Sot që flasim jemi në kantierin e Fotovotaik të Karavastast, pastaj edhe ajo e Spitallës, i pari 140 megavat. Mendoj që kjo do të ishte e pamundur të imagjionohej disa vite më parë.

Dua të theksoj që e gjithë kjo qasje e dedikuar në 360 gradë jep jo vetëm për të ndërtuar, jo vetëm për të ndërtuar, por për të ndërtuar mirë, si dhe sukseset e pamohueshme të ankandeve e kanë bërë një destinancion interesi për emrat më të mëdhenj në tregun e energjisë, nëse më parë do ishte e pamundur, që të bëheshin ankande dhe të merrin pjesë kompani të njohura, tani është një rutinë,” tha Rama./albeu.com