Në Librazhd, reshjet e shiut kanë krijuar probleme në disa zona. Në Polis janë bllokuar dy fshatra dhe rruga për Fushë Bull, nga prurjet e lumit Gostima.
Gjithashtu janë hapur portat e digës së HEC-it, e cila ka krijuar probleme në përmbytjen e tokës dhe bllokimin e disa banesave. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullim./albeu.com