Hapen për të gjithë udhëtarët Kapshtica e Kakavija, MEPJ: Ja çfarë duhet të keni me vete

Ministria e Jashtme njofton se dy pikat kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës janë hapur për të gjitha kategoritë e udhëtarëve, që duan të lëvizin drejt Greqisë.

Sipas MEPJ, të gjithë ata që duan të ikin në Greqi, duhet të kenë me vete PCR, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).

Njoftimi i MEPJ:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga data 1️⃣ korrik do të funksionojnë gjatë 24 orëve Pikat Kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës, për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.
Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7️⃣ korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.
Vazhdon të kërkohet:
✅PLF
PCR, Rapid test, çertifikatë vaksinimi ose vërtetim që qytetari është diagnostikuar me Covid-19 (2-9 muajt e fundit).
Informojmë se numri i lejuar për çdo Pikë Kufitare është si më poshtë ?:
• Kakavijë: 1500 vetë (tashmë e hapur 24 orë)
• Qafbotë: 250 vetë (? 08:00 me 16:00)
• Kapshticë: 400 vetë (24 orë e hapur).


Shtuar 1.07.2021 20:31