“Hani mish gjeli deti dhe shmangni bakllavanë”, Albana Daka ka disa këshilla për të prekurit nga kolesteroli

Nutricionistja Albana Daka, ka dhënë disa këshilla të vlefshme për të gjithë ata që janë të prekur nga kolesteroli për festat e fundvitit.

Këshillat ajo i dha në rubrikën “Abc-ja e shëndetit”, ku është ndalur sot te personat që vuajnë nga kolesteroli.

Daka është ndalur kryesisht te Bakllavaja dhe gjeli i detit, të cilat janë edhe ushqimet kryesore tradicionale që konsumohen gjatë festës.

“Mishi i gjelit të detit nuk ka kolesterol, sepse është mish i pastër. Por nuk duhet të abuzojmë me sheqernat, pasi kanë lidhje ngushtësisht me yndyrnat, pra transformohen në yndyrna. Marrja e tepruara e sheqernave, kryesisht në formën e ëmbëlsirave, bakllavasë, edhe në formën e të gjitha ushqimeve të procesuara siç janë sallamrat, proshutat. Tryezat duhet t’i mbushim me fruta të thata, gjel deti.

Përqindja më e madhe e kolesterit prodhohet në organizëm dhe një pjesë e vogël vjen nga regjimi ushqimor, megjithatë atë pjesë që vjen nga regjimi jonë ushqimor, ne duhet ta mbajmë të kontrolluar”, u shpreh Daka.

Gjithashtu në videon e mëposhtme të siguruar nga ABC, do të gjeni gjithë dietën me ushqime të shëndetshme për të gjithë ata që janë të prekur nga kolesteroli./albeu.com/