Hani këtë mëngjes dhe s’do ta besoni sa shpejt do të dobësoheni

Pa dyshim që vakti më i rëndësishëm i ditës është mëngjesi, kështu që duhet gjithmonë të siguroheni të jetë i shëndetshëm dhe me kalori. Ky vakt jep energjinë e nevojshme për gjithë ditën dhe përshpejton metabolizmin.

Nëse jeni në luftë për të humbur peshë të tepërt, kurrë nuk duhet të dilni nga shtëpia pa mëngjes, pasi kjo gjë thjesht do rrisë dëshirat për ushqime të pashëndetshme gjatë ditës.

Varianti më i mirë i mundshëm për një mëngjes të shëndetshëm është tërshëra. Tërshëra qëndron gjatë në stomak, ndërsa drithërat e tjera ulin nivelin e glukozës në gjak dhe pastaj individi përjeton një gjendje të papritur të rënies së sheqerit.

Studime të shumta kanë konfirmuar se tërshëra për mëngjes ndihmon në humbje të peshës dhe zvogëlon mundësinë e marrjes së kalori nga 31-50% dhe efektet e saj janë afatgjate e të qëndrueshme.

Tërshëra është e shijshme dhe e shëndetshme dhe mund të përdoret në shumë lloje pjatash. Të jep ndjesinë e ngopjes, ul presionin e gjakut, redukton kolesterolin dhe ul rrezikun nga kanceri.


Shtuar 30.09.2022 07:15