Hakmerret Basha, kërkon largimin e Albana Vokshit nga detyra e rëndësishme

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e kryetares së Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshit dhe disa sekretarëve të tjerë.

Bëhet fjalë për deputetët që janë mbështetës të ish-kryeministrit Berisha të cilët në Kuvendin e 11 dhjetorit votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Vlen të përmendim që debati kulmoi ditën e djeshme ku në selinë e PD-së, Albana Vokshi dhe Evi Kokalari u përplasën verbalisht me disa gra mbështetëse të Lulzim Bashës. Sherri degjeneroi me fjalorin banal ndërsa zonjat funksionare të PD-së ishin shumë pranë edhe konfliktit fizik.

Më parë Albana Vokshi është shkarkuar edhe nga pozicioni i kryetares e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Të njëjtin “fat” si Vokshi kanë pasur edhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike që me “urdhër” të Bashës janë larguar nga çdo funksion drejtues në selinë e PD-së siç është Flamur Noka, Edi Paloka etj.


Shtuar 16.12.2021 11:24