Pas publikimit nga hakerat iranianë të të dhënave nga sistimi MEMEX, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar dhe është shprehur se databaza e publikuar nga hakerat nuk është ajo zyrtare.
Çuçi foli për mediat para se të hynte në sallën e Kuvendit, ndërsa shtoi se vazhdojnë hetimet bashkë FBI dhe Microsoft.
Kujtojmë që ditën e sotme një material prej 1.7 giga ku është skeduar i gjithë informacioni policor në sistemin MEMEX për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari krimianale është publikuar nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”./albeu.com