Babai i Arjan Gosës, thotë se nuk do të hakmerret për vrasjen e djalit të tij dhe se çështjen do ia lërë drejtësisë.
Arjan Gosa u ekzekutua më 21 maj me plumb në kokë teksa ishte duke konsumuar kafe me të atin në një lokal në Kavajë. Shkak i ngjarjes dyshohet se është hakmarrja.
Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili së bashku me Edmond Gosën (vëllain e Arjan Gosës) humbën jetën pas një konflikti banal me njëri-tjetrin.
Habib Rexha u vetëdorëzua në polici, pasi ekzekutoi me një plumb në kokë Arian Gosën në Kavajë. Ai ka thënë se vrasjen e kreu pasi ai dhe familja e tij ndiheshin të kërcënuar.
Ai ka deklaruar se kur Arian Gosa Ishte kthyer nga Italia, kishte thënë se do ta shuante familjen Rexha.
“Une jam autori i vrasjes së Arjan Gosës. Vrasjen nuk e kam kryer për gjakmarrje, por për arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia është shprehur se do ta na shuante si familje. Kësaj, unë i bëra parapritë. Sa të na vriste ai neve, pashë të udhës ta vrisja unë i pari. Vëllezërit e mi dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali pranë shtepisë së tij. Shkova e qëllova dhe më pas u largova në drejtim të Durresit. Pistoletën e hodha në afërsi të pistës Iliria në Durrës tek ca gurë”, ka deklaruar ndër të tjera Habib Rexha.
Policia ka gjetur pistoleten në vendin që tha Rexha se e kishte hedhur dhe e ka dërguar në laboratorin balistik. Ndërkohë është arrestuar edhe shoku i Rexhës, Ervis Kurti, pasi e ndihmoi të arratisej nga vendi i ngjarjes./albeu.com/