“Gulagu dixhital” që kontrollon njerëzit në Rusi

Nga Rosalba Castelletti “La Repubblica

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

E quajtën në fillim “Big Brother” (Vëllai i Madh), sipas historinë disporiane që rrëfen George Orwell në romanin e tij “1984”. Tani e quajnë “Gulagu Dixhital”, sepse jo vetëm të shikon, por nuk të lë më asnjë shans për të shpëtuar prej tij.

Ai të vendos në ballë një matrikull elektronik, të cilin nuk mund të pretendosh ta shpërfillësh, përveçse nëse do të bëhesh i përbuzuri i shoqërisë. Dhe nëse përpiqeni të shmangni thirrjen në ushtri, ai ju gjurmon në metro falë kamerave të vëzhgimit të pajisura me sistemin e njohjes së fytyrës.

Për një kohë të gjatë, portali elektronik “Gosuslugi”, që në rusisht do të thotë “shërbime publike”, ishte një simbol i sistemi dixhital rus. I krijuar në vitin 2009 nën presidencën e Dmitry Medvedev, që në atë kohë mishëronte shpresat liberale, u takua me presidentin e SHBA-së Barack Obama dhe përdori iPhone. Ai e kishte çliruar shtetasin rus nga prangat e burokracisë së rëndë post-sovjetike.

Në vitin 2017, ai kishte 65 milionë përdorues, dhe në fund të 2019-ës i kishte tejkaluar 100 milionë, më shumë se 2/3 e popullsisë së vendit. Në këmbim të dhënave të çmuara individuale, nga data e lindjes deri tek ajo e vendbanimit, lëshohej një dokument zyrtar, paguheshin taksat ose organizohej një vizitë tek doktori, fare rehat që nga divani i shtëpisë, pa pasur nevojë që të kërcenin si topa pingpongu nga një departament në tjetrin.

Prillin e vitit të kaluar, ajo që dukej si një parajsë dixhitale u shndërrua në një burg stalinist. Parlamenti miratoi me nxitim një ligj që e prezanton në publikisht si “thirrjet elektronike”. Tani e tutje thirrja për në ushtri, qoftë shërbimi ushtarak apo mobilizimi në frontin ukrainas, do të dërgohet përmes portalit qeveritar Gosuslugi, dhe do të konsiderohet automatikisht si i dorëzuar.

Në këtë rast nuk ndihmon aspak mos-hapja ndonjëherë e një profili në portal apo paska dhe fshirja e tij: në këtë rast kartolina do të dërgohet në një regjistër dixhital qeveritar me të gjithë rusët e kualifikuar për shërbimin ushtarak, dhe pas 7 ditësh do të konsiderohet e dorëzuar.

Që nga ai moment, cilido që nuk paraqitet në zyrën e rekrutimit brenda 20 ditësh do të konsiderohet dezertor, pavarësisht nëse e përdor apo jo internetin. Ai nuk do të jetë në gjendje të largohet nga vendi, të marrë apo rinovojë patentën e shoferit, të blejë ose të shesë pasuri të paluajtshme, të marrë kredi apo të regjistrojë një biznes të vogël.

Regjistri i rusëve të kualifikuar për shërbimin dixhital nuk ekziston ende. Por autoritetet sigurojnë se ai do të të jetë gati deri në vjeshtën e këtij viti. Projekti i është besuar Rt Labs, një degë e Rostelecom, kontraktori më i madh i sistemeve të të dhënave në Ministrinë e Zhvillimit Dixhital.

Nga “Gosuslugi” nuk do të ketë më shpëtim. Dhe edhe nëse dikush do të donte ta provonte, paralajmëron komisioneri ushtarak i Moskës, kolonel Maksim Loktev, ata do të përgjoheshin nga 187.000 “kamera inteligjente” që gjenden në kryeqytet dhe që janë të pajisura me një sistem të njohjes të fytyrës: mbi 70 të tilla për çdo kilometër katror.

“Mbikëqyrja është global. Udhëtimi i një personi mund të gjurmohet nga pragu i derës së tij në metro dhe kudo tjetër”- thotë Maria Nemova, avokate e organizatës joqeveritare Ovd-Info, e cila monitoron arrestimet e protestuesve dhe kundërshtarëve.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, në fillim të kësaj jave, eurodeputetët debatuan dhe miratuan brenda një dite amendamentet që lejojnë rojet kufitare të konfiskojnë pasaportat e rusëve të cilëve u është ndaluar të largohen nga vendi.

Pra nuk ka shpëtim. Gjithsesi Big Brother nuk ndalet me kaq. Kushdo që cilësohet si “agjent i të huajve” apo thjesht ka vendosur një “Like” në një postimi në mediat sociale që kritikon autoritetet mund t’i mohohen gjithashtu shërbimet thelbësore në të ardhmen.

“Qeveria dëshiron që të krijojë një sistem dixhital të kontrollit social, duke rregulluar qasjen individuale ndaj të drejtave dhe përfitimeve. Të qenit jashtë këtij sistemi, do të sjellë efektivisht një vdekje sociale. Dixhitalizimi nuk është më vetëm një mënyrë për të mbledhur dhe ruajtur informacionin: tani ai do të përshtatë profilet sociale me nevojat e shtetit”- paralajmëron politologia Tatiana Stanovaja. “Ligji i kartolinave dixhitale është përpjekja e parë e shtetit rus për të futur elemente të totalitarizmit dixhital, por sigurisht që nuk do të jetë e fundit”- thekson ajo. /albeu.com


Shtuar 26.05.2023 20:05