Grushtoi për vdekje 55-vjeçarin në Vlorë, gjykata lë në burg djalin sekser të anëtares së KLP

Gjykatëa e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” Rei Metën  i arrestuar kryesor për vrasjen e inxhinierit 55-vjeçar Armando Meshau ditën e hënë në Vlorë.

Rei Meta, i njohur si sekser, pritet të njihet me masën e sigurisë pas vrasjes së bujshme në një qendër interneti në Vlorë që tronditi opinionin publik.

Rei Meta përveç sekserit, zyrtarisht punonte edhe si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Ndërkohë nëna e autorit të vrasjes është anëtare e KLP, Nurihan Meta.

Babai i djalit, njëkohësisht burri i anëtares së KLP, është Hazis Meta, me profesion oficer kufiri, Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Motra e Rei Metës, Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhanë P. Meta, teksa nga 1 janari 2020 deri tani mban postin e Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.


Shtuar 11.08.2023 08:56