Grushti i shtetit, gjenerali i Sudanit shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kreu i Këshillit Sovran të Sudanit, Gjenerali Abdel Fattah Abdelrahman Burhan ka shpërndarë këshillin dhe kabinetin dhe ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur përmes një fjalimi të drejtpërdrejtë televiziv.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Sovran, që mbikëqyrin tranzicionin në qeverisjen demokratike, janë liruar nga postet e tyre, tha ai.

Gjenerali gjithashtu shpërndau të gjitha qeveritë shtetërore dhe largoi qeveritarët nga postet e tyre.

Ai tha se një qeveri e përkohshme do të shpallej para fundit të nëntorit dhe deklaroi se zgjedhjet e përgjithshme, që do të hapin rrugën drejt një qeverie civile, do të mbaheshin në korrik 2023./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 14:38