Gruri i bllokuar, Putin dhe Erdogan takohen në Teheran

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, janë takuar në Teheran.

Një nga pikat më të rëndësishme të diskutimeve mes tyre është çështja e grurit ukrainas.

“Çështjet që lidhen me largimin e grurit ukrainas nga portet e Detit të Zi nuk janë zgjidhur ende plotësisht, por tashmë është mirë që ka lëvizje”, tha presidenti rus nga Teherani.

Në të njëjtën kohë, ai falënderoi Erdoganin për përpjekjet e tij “për të ndërmjetësuar, duke ofruar një platformë turke për bisedime mbi problemet që lidhen me ushqimin, problemet e eksportit të drithërave përmes Detit të Zi”.

“Me ndërmjetësimin tuaj ne kemi ecur përpara. Jo të gjitha çështjet janë zgjidhur, por përparimi është i mirë”, tha Putin duke iu drejtuar Erdoganit.

Presidenti turk shprehu shpresën për suksesin e negociatave të Ukrainës e Rusisë për eksportet e grurit dhe vlerësoi rolin ndërmjetësues konstruktiv të Rusisë në këtë çështje./albeu.com/