Në takimin e radhës së grupimit “Për PD-në”është bërë keërkesa për të mundësuar rikthimin e kandidaturës së Ibsen Elezit, pasi Kryesia e skualifikoi duke i pamundësuar që të kandidonte si kryetar partie.
Kanë qenë në total 6 kërkesa të bëra, ku mes tyre është edhe kërkesa e bërë drejt kryetarit aktual Lulzim Bashës që ai të publikonte burimet e financimit gjatë fushatës së tij.
“Ëndërra më e bukur e Lulzim Bashës është që kandidatët të tërhiqen nga gara. I kemi bërë thirrje masivisht demokratëve të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike”, ka thënë Kulluri.
Kandidatja për kreun e PD Edith Harxhi tha se Lulzim Basha ka marrë peng partinë dhe e gjithë administrate punon vetëm për të. Ajo tha se programi që do të prezantojë për ringritjen e PD bazohet në parimet dhe idealet e 1990, ndërsa tha se ky program do të sjellë reformimin e PD dhe përfundimin e tranzicionit të PD.