“Grupi Kumanova” tregojnë nga burgu prapaskenat e ngjarjes së vitit 2015 (VIDEO)

“Grupi Kumanova”, kanë treguar prapaskenat e gjithë ngjarjes së vitit 2015-të, që ndodhi në qytetin e Kumanovës në Maqedoninë e Veriut. Enver Hoxha, Naser Bajraliu dhe Muhamet Krasniqi që janë të dënuar me burg të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut, janë deklaruar se ata kurrë nuk pendohen për atë që kanë bërë.

Ata thonë se atje kanë shkuar për ideal, derisa tregojnë se nuk janë paguar të shkojnë atje. “Mua më kanë thirr me u taku në një kafe, me kanë thënë se po do me kursit lufta. U kam thënë, vetëm më tregoni më herët dhe unë jam për. Mua kurrë në jetë nuk ma kanë përmend asnjë pare”, u shpreh Bajraliu.

Ata kanë bërë thirrje nga shteti i Kosovës, që ta zbulojnë të vërtetën derisa kanë theksuar se ka pasur tradhti. “Neve na kanë tradhtuar”, u shpreh Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se ka shpresa që e vetmja Qeveri që se ka bishtin e zënë me derë dhe do ta zbulojë këtë rast është Qeveria Kurti.

“Ne jemi familjarisht anëtar të familjes Kurti, që nga themelimi i Vetëvendosjes. e vetmja Qeveri që se ka bishtin e zënë me derë dhe do ta zbulojë këtë rast është Qeveria Kurti. Ata mund ta bëjnë këtë. Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtarë se ka fakte të mjaftueshme, ne jemi kurth e pazareve politike mes dy shteteve”, u shpreh Muhamet Krasniqi në Tv Dukagjini.

Shtuar 10.05.2021 10:05