Pasi Gjykata e Tiranës njohu sot statutin e 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, grupi i Rithemelimit vendosi që të shkojë në selinë e PD-së.
Vendimi erdhi pas mbledhjes që grupi i rithemelimit bëri për pak çaste në zyrat pranë RTSH-së.
Më pas, disa prej anëtarëve të këtij komisioni, Edmond Spaho, Beldin Këllici, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi, Ivi Kaso, iu drejtuan selisë dhe hynë në ambientet e brendshme të saj, ndërsa po zhvillojnë një takim me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e përgjithshëm, Gazement Bardhin.