Grupi i Alibeajt nxjerr një tjetër kandidate për 14 majin, kush do të garojë për Bashkinë e Fierit

Grupi i Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike ka zbuluar një tjetër kanidate që do të garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ajo është Eriselda Zotaj Çelaj, e cila është propozuar dhe përzgjedhur për të garuar për bashkinë e Fierit.

“Eriselda Zotaj Çelaj, ka lindur, dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita. Eriselda është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Zonja Zotaj Çelaj, ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Financë në Gjirokastër me titullin Kontabilist”.

 

 

Ajo ka qenë e angazhuar në jetën publike në Fier, si në aspektin profesional, ashtu dhe atë politik.
Në politikë Eriselda është futur që në moshë të re duke qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të PD dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës”, bëhet me dije në një njoftim. /albeu.com


Shtuar 14.02.2023 11:48