“Gruan e mbyta dhe e godita me sëpatë, vuajti shumë”, 80-vjeçari pranon krimin horror: Vëllai më ngacmonte bashkëshorten

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i dyfishtë që tronditi Gramshin pasditen e djeshme. 80-vjeçari Xhevat Sinani vrau gruan dhe vëllain e tij në Tërvol të Gramshit.

I moshuari ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici,  pasi rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor. Fillimisht ai deklaroi se nuk mbante mend asgjë.

Të lidhura

None found

Por në dëshminë e dytë Sinani ka pohuar se si fillimisht ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilën dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë.

Krimi horror dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.

Vëllai i tij jetonte i vetëm, pasi gruaja i kishte ndërruar jetë prej vitesh./Albeu.com/


Shtuar 28.01.2023 11:16