“Ndershmëria është politika më e mirë.”
Me këtë moto, një 35-vjeçare në Gjermani i dorëzoi policisë një çantë të vogël e cila kishte brenda disa mijëra euro.
Ajo e gjeti çantën në një parking në lagjen Cumbach të Rudolstadt dhe ia dorëzoi një komisariati pa hezitim.
“Gruaja e gjeti çantën të hënën e Pashkëve në Rudolstadt. Pronari më pas pyeti për çantën e humbur të martën në mëngjes”, tha një zëdhënës i policisë të mërkurën.
Sipas policisë, gjithçka ishte ende në çantë dhe pronari i ligjshëm nga Bavaria është i lumtur dhe i lehtësuar që ka ende persona të ndershëm./Albeu.com/