Grida Duma: Berisha u përjashtua me vonesë! Ai ka mbetur në vitin 97, nuk ka reflektuar

Pas përjashtimit nga PD të Sali Berishës dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit të Rithemelimit gjatë mbledhjes së Kryesisë mbrëmjen e djeshme, Grida Duma ka “zbardhur” pjesë nga fjala e saj në mbledhje.

Duma është shprehur se vendimi për përjashtimin e Berishës është marrë me vonesë, pasi sipas saj, Berisha ka mbetur akoma në vitin 97.

Postimi i Grida Dumës:

Marrja e vendimeve në kohë është më e rëndësishme se vetë vendimi. Ne marrim vendime me vonesë.

Pas 9 shtatorit, kur u mor vendimi mbi non gratën, cdo ditë ju kam thënë e kërkuar të qartësosh njerëzit e demokratët për si dhe pse u mor ky vendim. Nuk do ishim këtu sot nëse do kishim qartësuar njerëzit për 4 muaj dhe do i kishim marrë këto vendime më parë.

Berisha u la të forcohej, dhe u forcua sepse nuk vepruam. Por fatmirësisht dhe për shkak të Zotit, e jo të veprimeve tona, ai në datën 8 janar pas dhunës vandale dhe terrorit, që mund të kishte sakrifikuar jetë njerëzish, gaboi vetë dhe i tregoi shqiptarëve që kishte mbetur ai i ‘97, pa asnjë reflektim.

Sot mendoj që gjërat duhen thënë hapur. Po, ne jemi kompleksuar!!. Kompleks kudo, veprojmë vonë, marrim vendime vonë, jemi të vonuar të flasim troc me njerëzit, e lëmë kundërshtarin të ecë një hap përpara.

Sa i përket godinës, nuk mundemi ne ta bëjmë betejën për godinën si lufte guerrilie. Asnjë kompleks nuk mund të kesh të kërkosh policinë të veprojë. Si mundet në të pretendojmë që do mbrohet godina e partisë me hekura blinda dhe hunj dhe të kompleksohemi që të veprojnë institucionet. Po duhet të veprojë policia dhe sepse ndërhyri policia u evitua gjakderdhje, tí themi gjërat sic janë. Për pak minuta mund të kishte gjak, dhe gjakun po presin disa dhe ne e dimë mirë.

Por institucioni mbrohet me institucion dhe jo trupa njerëzish që bëhen therror. Unë nuk mbroj dot hekurat e blindimit, dhe nëse është cështja për një zyrë të vogël që përdor aty poshtë, cdo democrat të vijë ta ;përdorë si të vetën përditë.

Godina e PD duhet të ç’mitizohet. Le të hapet godina dhe për simbolikë të mbrohet zyra juaj, si institucioni i kryetarit. Duhet të bëjmë opozitë e politikë, jo guerrilie për të mbrojt godinën. Siç e patë nuk hyri njeri brenda të nesërmen kur e kishin të shkatërruar të thyer, as guxuan të hyjnë e të merrnin zyrën kur vinin e bënin shoë tek shkallët disa herë.

S’mund të na mbajë peng me këto komplekse askush!

Pas asaj që ndodhi duhet të shkojmë në terren para demokratëve me urgjencë dhe me nje ofertë të re. Duhen ndryshime të tjera në parti. Nëse është e nevojshme duhen ripozicionuar njerëzit, e kush ka bërë betejë të jetë në krye të punëve dhe të ndjekim vetëm meritën e njerëzve jo më thjeshtë procedurat. Partia s’mund të jetë më me gjuhë monokolor, duhet ti flasë , të zhgënjyerve, duhet të bëjë kritike reale me veten dhe ti japë vendin më të sakrifikuarve e ti njohë meritën atyre që i duhen partisë. Thënë kjo na duhet një ofertë e re e madhe dhe me të gjitha ngjyrat pa asnjë kompleks.

Ngritja do fillojë nga këtu, njerëzit nuk kanë cfarë na japin më na i kanë dhënë të gjitha, jemi ne që duhet të ofrojmë./albeu.com/


Shtuar 11.01.2022 14:03