Greqia me paketë masash ekonomike/ Pensionistët do marrin 400 euro shtesë çdo vit! Paga minimale 1000 euro, rritje rrogash në sektorin publik dhe privat

Një paketë e re masash ekonomike pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme për pensionistët, punonjësit e sektorit publik dhe privat në Greqi. Sipas njoftimeve të qeverisë, pensionistët do të përfitojnë një pagesë shtesë prej 400 eurosh çdo nëntor, ndërsa paralajmërohen rritje të pagave dhe përfitime të tjera në vitet e ardhshme, raporton Protothema.

Pagesa prej 400 eurosh do të nisë në nëntor të vitit 2026 dhe do të jepet në mënyrë të përhershme çdo vit.

Të lidhura

None found

Numri i përfituesve pritet të rritet nga 1.87 milionë në rreth 2.2 milionë, pasi do të hiqen kriteret e të ardhurave dhe pasurisë. Kushti kryesor do të jetë që pensionisti të ketë mbushur 65 vjeç.

Masa do të shtrihet edhe te personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit e pasiguruar.

Pagesa është rritur me 100 euro, nga 300 në 400 euro, duke iu afruar nivelit aktual të pensionit kombëtar, i cili është rreth 446 euro.

Rritje për të gjithë pensionistët

Në fund të dhjetorit pritet një tjetër ndryshim i rëndësishëm: heqja përfundimtare e mekanizmit të “diferencës personale”.

Kjo do të bëjë që të gjithë rreth 2.5 milionë pensionistët të përfitojnë rritjen e plotë vjetore. Rreth 670 mijë pensionistë që kanë ende diferencë personale do të marrin gjithashtu rritjen e plotë.

Sipas shembujve të paraqitur nga kryeministri, një pensionist që merr 823 euro do të përfitojë një rritje vjetore prej 208 eurosh, ndërsa bashkë me pagesën prej 400 eurosh, përfitimi vjetor do të arrijë në 608 euro.

Për një pensionist me pension 1086 euro, përfitimi vjetor do të jetë 684 euro, ndërsa për një pension prej 1716 eurosh, përfitimi do të arrijë në 849 euro.

500 euro bonus për punonjësit e sektorit publik

Nga dhjetori i vitit 2027, rreth 720 mijë punonjës të sektorit publik pritet të marrin çdo vit një bonus prej 500 eurosh bruto për Krishtlindje.

Masa konsiderohet pjesërisht si rikthim i pagës së 13-të, ndërsa bonusit do t’i llogariten edhe kontributet për pension, duke ndikuar në përfitimin e ardhshëm të punonjësve pas daljes në pension.

Punonjësit e administratës publike, në të gjitha nivelet e pagave, do të përfitojnë gjithashtu një rritje prej 30 eurosh nga 1 prilli 2027.

Paga minimale drejt 1000 eurove

Edhe punonjësit e sektorit privat që paguhen me pagën minimale pritet të përfitojnë rritje të njëpasnjëshme.

Sipas planit të prezantuar, paga minimale do të kalojë 950 euro në prill të vitit 2027, ndërsa synimi është që në janar 2028 të arrijë në 1000 euro.

Rritja do të ndikojë edhe te pagat e punonjësve që përfitojnë nga sistemi i trevjeçarëve të përvojës në punë.

Sipas shembullit të dhënë, një punonjës me një trevjeçar përvojë do të mund të marrë rreth 1045 euro pagë pas rritjes.

Rritje rroge per punonjesit me eksperience

Punonjësit e sektorit privat me kontratë përfitojnë një shtesë prej 10% për çdo trevjeçar përvojë, deri në tre trevjeçarë. Kjo do të thotë se një punonjës me të paktën nëntë vite përvojë mund të përfitojë deri në 30% shtesë mbi pagën bazë.

Ndërkohë, nga 1 prilli 2027 parashikohet edhe ulja e kontributeve të sigurimeve shoqërore me 0.5 pikë përqindjeje. Masa pritet të rrisë të ardhurat neto të punonjësve dhe njëkohësisht të ulë kostot e punës për bizneset.

Sipas vlerësimeve, ulja e kontributeve do t’i kushtojë fondit të sigurimeve rreth 220 milionë euro në vit.


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispokerklasjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis