Greqia drejt njohjes së Kosovës? Përgjigjet ministri Dendias

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur për mundësinë e njohjes së Kosovës.

Në një intervistë për gazetën “Real News” me gazetarin Jorgos Siasidhas. Në intervistën e tij, Dendias tha se pozicioni i grekëve ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar edhe pse së fundmi e ka vizituar vendin plotë 2 herë. Edhe kësaj herë përgjigjia e Dendias ishte negative, por shtoi se Greqia kishte interes në dialogun Beograd-Prishtinë.

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: Ju keni vizituar Prishtinën dy herë në disa muaj. A janë këto hapa drejt njohjes së pavarësisë?

N.Dendias: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen Evropiane është një përparësi kryesore, pasi stabiliteti i rajonit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë tonë. Ne nuk duam të krijojmë një “vrimë të zezë” në veriu. Edhe pse pozicioni ynë ndaj regjimit të Kosovës nuk ka ndryshuar, ne mbajmë një qëndrim konstruktiv dhe mbështesim dialogun Beograd-Prishtinë.

Sa i përket legjitimitetit të një njohjeje të mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi në 2010 që deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte ligjin ndërkombëtar, pasi nuk ishte produkt i një përdorimi të paligjshëm të forcës. Thjesht me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, u krijuan disa shtete të reja.


Shtuar 4.07.2021 16:21